Report TV - Mehmetaj si Kryemadhi, në vend të çizmes godet Ramën me shishe uji
  • 6 years ago
Një seancë e tensionuar dhe kaotike është zhvilluar sot për dy orë në Kuvend, ku deputetët e opozitës bllokuan foltoren, duke kërkuar përjashtimin e kryeministrit Edi Rama.

Deputetët gjuajtën me miell e shishe uji ndaj Ramës, ndërsa një tjetër video e re është publikuar nga seanca e tensionuar. Në video duket deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj, e cila niset që nga salla e Kuvendit dhe i afrohet Ramës, duke e goditur me shishen e ujit që mbante në dorë.

Kujtojmë se në seancën e fundit të vitit 2017, kur do të zgjidhej kryeprokurorja Arta Marku, u zhvillua një seancë e tillë e tensionuar, ku ajo që bëri më shumë bujë ishte gjesti i kryetares së LSI, Monika Kryemadhi, e cila hoqi çizmen në Kuvend dhe tentoi të godasë Ramën.

Një gjest i tillë sot është ndjekur nga deputetja Mehmetaj, e cila ka përdorur shishen e ujit.
Recommended