Rama i tha se do ngelej me çizme në dorë, Kryemadhi: Tregove që s’ke shpirt, s’je burrë
  • 5 years ago
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka reaguar në një konferencë urgjente nga selia e LSI-së, pas vendimit të kryeministrit Rama për të rrëzuar amendamentet e paraqitura nga LSI për studentët. Rama tha më herët në Kuvend se kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi do të ngelej me çizme në dorë, pasi me ndryshimet në arsim, do t?i hiqej titulli i doktoreshës së Shkencave (LEXO KËTU).

Kryetarja e LSI-së është treguar e ashpër sot me kryeministrin. Kryemadhi thotë se Rama nuk është burrë, dhe se i urren shqiptarët. Ajo paralajmëron se Rama do të largohet si kufomë politike.

"Ty kryeministër nuk do të falin nënat e atyre djemve dhe vajzave që presin t?u plotësosh kërkesash, nuk do të falin ato nëna që mezi e mbajnë gjallë veten me një sanduiç gjithë jetën, nuk do të falin ty Edi Rama dhe ty mazhorancë për këtë masakër që po bëni, për detyrimin që po u bëni të rinjve nga Shqipëria, nuk do t?u falin ata që blejnë libra, sepse paratë shkojnë për të blerë verërat e shtrenjta të Edi Rama. Nuk do t?u falë shpirti i atyre të rinjve se tregove që sot nuk ke shpirt, nuk je burrë, nuk je baba, ti tregove se sot urren shqiptarët. Të gjithë ne po kuptojmë se paske qënë armiku i këtij populli, paske qënë ti që u ke grabitur bukën. Ti nuk paske qënë rilindje e shpresës, por rilindje e fatkeqësisë. Të them diçka si Monikë: do të ikësh si kufomë politike."-tha Kryemadhi.

Më tej, Kryemadhi përmendi edhe emrat e disa biznesmenëve, që sipas saj, marrin nga buxheti i shtetit 46% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

?Mazhoranca si arrrogante nuk mund të pranojë që nga buxheti 46 përqind i oligarkëve t?u hiqen: Vilma Nushit, Shefqet Kastratit, Zaimir Manes, Bashkim Ulajt, Gon Papulit, Pandi Carapullit. Nuk pranon që atyre tu heqë, 0.5% nga milionat e miliardat e taksave qe paguajnë shqiptarët dhe ata i fusin në xhepin e Edi Ramës?, tha Kryemadhi.
Recommended