Rama: Haradinaj genjen qe te dale burre i mire

  • 5 years ago
Qëndrimet që kanë mbajtur delegacionet e Shqipërisë dhe Kosovës lidhur me propozimet e bëra nga kancelarja Merkel dhe Presidenti Macron në samitin e Berlinit për pezullimin e taksës 100 % për mallrat serbe është bërë shkak për një përplasje publike mes Edi Ramës dhe Ramush Haradinajt. Në mediat vendase kryeministri i Kosovës pretendon se Rama i ka bërë presion madje mes shumë se vetë Vuçiç për ta pranuar këtë propozim.

Por Edi Rama e përgënjeshtroi në një koment që e titullon ?E vërteta ime me shumë dëshmitarë?.

?Askush s?i ka bërë Ramushit presion në Berlin për të hequr taksën. Unë jo e jo. Madje askush as i?a ka kërkuar hiç që ta heqë taksën! Unë jo e jo. Përkundrazi.?

Rama zbulon propozimin e Merkel dhe Macron dhe përfitimet që sipas tij mund të kishte Kosova nëse do të pranohej nga qeveria e Kosovës.

?Kancelarja Merkel dhe Presidenti Macron kanë nxitur një diskutim informal në holl mbi rifillimin e dialogut. Kam ndërhyrë vetëm njëherë, duke thënë se ata duhet të hynin vetë në proces. Me tutje i kane kërkuar me shume durim dhe disa here Ramushit jo ta heqë taksen, po thjesht te japë pëlqimin që taksa të pezullohet përkohësisht.

I kam sugjeruar Ramushit në dy momente ta pranojë këtë kërkesë të tyre, sepse kam menduar dhe mendoj që përfshirja direkte në nivelin më të lartë e Gjermanisë dhe Francës, u shfaq si një mundësi e re dhe shumë e favorshme për ta shtruar çështjen e finalizimit të dialogut.

E kam mbështetur dhe e mbështes edhe sot taksen si një ?klithëm? të Kosovës. Po unë di që ajo është një taksë që i është vënë Serbisë, jo një mur që i është vënë Gjermanisë, Francës apo SHBA, për t?i ndaluar ta ndihmojnë e ta mbështesin Kosovën. Dhe kur këta aleatë të mëdhenj dhe të pazëvendësueshëm kërkojnë thjesht pezullimin e përkohshëm të taksës, në mënyrë që të mund ta ndihmojnë e ta mbështesin Kosovën drejt njohjes së saj të plotë ndërkombëtarisht, refuzimi është i pakonceptueshëm për mua.

Shtoj këtu se më ka mbetur gozhdë fakti që miqtë e mëdhenj, hasën në një refuzim të pashpjegueshëm edhe kur propozuan që përkundër pezullimit të përkohshëm të taksës, nëse në fund të muajve të dialogut nuk do te arrihej objektivi final i nënshkrimit të paqes, atëherë do t?i hapej përfundimisht rrugë liberalizimit të vizave për Kosovën(!).?

Rama e mbyll postimin e tij duke e ngushëlluar Haradinajn se dhe Vuçiçi kishte ngelur po kaq i palumtur me të. Ndërsa i kujton se pavarësisht të drejtës së Hardinajt për të folur në emër të Kosovës askush sipas tij nuk mund t?ia heqë dot të drejtën të flasë për Kosovën.

Recommended