Ora News - TVSH 'tërmet' për biznesin e vogël, Nasto: Nesër mbyllim qepenët për të ardhmen

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Biznesi i vogël dhe i mesëm do të ulë nesër qepenët nga ora 11.00-12.00 për të kundërshtuar futjen në TVSH.Kreu i Shoqatës së Biznesit të Vogël dhe të Mesëm, Albert Nasto, në një intervistë për Ora News shprehu bindjen për një solidarizim të biznesit.

Nasto: Secili do të mbyllë qepenët për veten e vet, familjen dhe të ardhmen e familjes së vet. Jemi të bindur se kësaj greve do të bashkohet gjithë biznesi i mesëm dhe i vogël, por edhe biznesi në në përgjjthësi që ka kaq shumë probleme në vendin tonë nga gjobat dhe terrori.

Sipas Nastos, qeveria dhe Kryeministri duhet të tërhiqen nga ky vendim duke e konsideruar një "tërmet" për biznesin.

Nasto: Nuk është model europian, Europa e ka mbi 60 mijë euro mesataren që e përshkallëzon biznesi i vogël dhe i madh. Të gjithë specialistët e kanë këshilluar kryeministrin tonë që të mos vendosë TVSH për biznesin e vogël se do të jetë një 'tërmet', do shkatërrojë mijëra familje dhe do i nxjerrë në rrugë. FMN dhe Banka Botërore e kanë këshilluar Kryeministrin të mos e vendosë këtë taksë sepse është një barrë e papërballueshme.

Teksa renditi pasojat e futjes së biznesit të vogël në TVSH, Albert Nasto tha se parashikimet janë që brenda vitit të mbyllen 50% e bizneseve.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/tvsh-termet-biznesin-e-vogel-nasto-neser-mbyllim-qepenet-te-ardhmen

Recommended