Hiqet tatim-fitimi per biznesin e vogel |Lajme-News

  • 4 years ago
Nga Janari i vitit të ardhshëm 12.257 biznese të vogla do të përjashtohen nga taksa e tatimit mbi fitimin. Këshilli i Ministrave ka miratuar projektligjin i cili i hap rrugë zerimit të shkallës tatimore të biznesit të vogël, ndërsa për sipërmarrjet me xhiro mbi 14 milionë lekë në vit, kjo taksë do të mbetet 15%.
Njëkohësisht qeveria ka miratuar edhe ndryshimin e neneve, të cilat i hapin rrugë përjashtimit të bizneseve të vogla nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, por xhiro vjetore për të përfituar këtë lehtësim është vendosur 10 milionë lekë në vit.
Pritet që ndryshimet e ligjit për TVSH-në të kalojnë javët e ardhshme.
?Situata me të cilën po përballet vendi ynë, si rezultat i epidemisë së shkaktuar nga Covid-19, e ka bërë të nevojshëm krijimin e një kuadri ligjor lehtësues për ata tatimpagues të cilët përballen me vështirësitë më të mëdha nga kjo situatë.?
Ekzekutivi ka vendosur të shtyjë me një vit edhe reformën e fiskalizimit, e cila do të hiqte kasat fiskale dhe do të vendoste një platformë elektronike që do të raportonte në kohë reale shitjet e biznesit.
?Me qëllim mbështetjen e biznesit, propozohet që për transaksionet me para në dorë të ndryshojë afati i fillimit të efekteve të ligjit për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit, duke shtyrë datën e fillimit të këtyre efekteve më 1 Shtator 2021.?
Reforma e fiskalizimit do të nisë fillimisht në janar të vitit të ardhshëm për transaksionet mes biznesit dhe institucioneve shtetërore dhe biznes me biznes më 1 Korrik 2021.
Si pjesë të lehtësive proceduriale, qeveria ka shtyrë edhe afatin e raportimit të të dhënave financiare në banka për të gjithë ata që kanë të hapur një llogari bankare deri më 15 Nëntor.
Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended