Rama: Ulja 3 here e tatim-fitimit, nxitje per biznesin dhe punesimin

  • 5 years ago
1 Janari shënoi hyrjen në fuqi të paketës së re fiskale, nga e cila bizneset me xhiro vjetore nga 8 në 14 milionë Lekë të reja do të përfitojnë ulje të tatim-fitimit, nga 15% në vetëm 5%. Kryeministri Edi Rama vizitoi një prej sipërmarrësve që përfiton nga kjo ulje e taksave.

"Tani, sinqerisht ne po ndihemi mirë, se na u ul taksa e tatim-fitimit. Unë bëja 100 milionë Lekë xhiro në vit dhe paguaja 15 milionë Lekë. Tani ne paguajmë 5 milionë Lekë. Unë do investoj më shumë tani. Do marr më shumë punëtorë. Shumë faleminderit, sinqerisht".

Për Kryeministrin Rama kjo lehtësi fiskale për biznesin do të përkthehet edhe me më shumë vende të reja pune, si dhe me rritje të pagave të të punësuarve në sektorin privat.

"Ajo që është më e rëndësishmja, në këndvështrimin tonë, është që, duke ju lehtësuar 3-fish, ju japim mundësi, e para, që të zhvilloheni me investime të reja dhe besoj, menjëherë, ju do mendoni për një investim të ri për t'u zgjeruar, për t'u konsoliduar dhe e dyta, për të rritur punësimin dhe për të rritur pagat".

Rama përsërit synimin për mbështetjen e arsimit profesional.

"Kemi nevojë të ulim numrin e atyre që shkojnë në universitet dhe të rrisim numrin e atyre që shkojnë në arsim profesional dhe në kolegje profesionale 2-vjeçare, që të bëhen specialistë".

I pranishëm ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, shpjegoi se nga paketa e re fiskale përfitojnë një sërë kategori sipërmarrësish, por edhe mijëra qytetarë, të cilëve nga 1 Janari iu ulet tatimi mbi të ardhurat personale.

Tv Klan

Recommended