FMN kunder heqjes se tatim fitimit
  • 4 years ago
Fondi Monetar Ndërkombëtar shprehet kundër dy nismave të qeverisë shqiptare për Amnistinë Fiskale dhe heqjen e tatim fitimit për biznesin e vogël me xhiro deri në 140 milionë lekë. Nëpërmjet një deklarate të publikuar në përfundim të një vizite që një ekip i këtij institucioni financiar zhvilloi në vendin tonë, FMN bën të ditur se Amnistia Fiskale krijon mundësi për pastrim parash dhe evazion fiskal.

?Ritheksojmë këshillën tonë kundër një amnistie të mundshme fiskale, pasi do të cënonte përmbushjen e detyrimeve tatimore?

FMN shpreh gjithashtu shqetësimin për heqjen e tatim fitimit për bizneset e vogla.

?Kemi ndjekur me shqetësim një propozim të kohëve të fundit për të hequr deri në vitin 2029 tatimin mbi fitimin për të gjitha bizneset me qarkullim vjetor deri në 14 milionë lekë dhe TVSH- në për të gjitha bizneset me qarkullim vjetor deri në 10 milionë lekë. Mbështetja për njerëzit dhe për bizneset e cënuara nga këto kriza është e përligjur, por ajo duhet të jetë e përkohshme, e mirëorientuar, transparente, si edhe e integruar në një program të besueshëm dhe të kujdesshëm buxhetor afatmesëm?.

Fondi thekson se vendosja e pragut në një nivel shumë të lartë për një periudhë tepër të gjatë, do të gërryente bazën tatimore dhe do të cënonte përmbushjen e detyrimeve nga subjektet tatimore.

Sa i përket ecurisë së ekonomisë shqiptare, FMN thekson se tërmeti i Nëntorit të shkuar dhe pandemia e koronavirusit do të vijojë të japin efekte negative gjatë gjithë 2020, ndërsa rimëkëmbja do të nisë vetëm në 2021.

Duke vlerësuar masat lehtësuese të qeverisë gjatë fazës së pandemisë, FMN në deklaratën e saj rekomandon që kjo mbështetje të jetë e mirëorientuar dhe transparente për njerëzit dhe për bizneset e cënuara nga kriza nëpërmjet një programi të besueshëm buxhetor afatmesëm.

Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended