Ora News - Krishti u ngjall! Edhe pas nënshtetësisë, Janullatos meshë në gjuhën greke

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Besimtarët ortodoksë në kryeqytet kremtuan në mesnatë pashkën. Ata iu drejtuan katedrales Ringjallja e Krishtit ku ndoqën meshën e mbajtur nga Kryepeshkopi Janullatos, ndezën qirinj dhe uruan njeri-tjetrin për më shumë lumturi e begati.

Kjo ishte pashka e parë e Kryepeshkopit Janullatos me nënshtetësi shqiptare por sërish meshën e mbajti në gjuhën greke. Për besimtarët uroi paqe dhe drejtësi

Janullatos: Në epoka të vështira si kjo e sotmja, ku dëshpërimi i thellë dhe shqetësimi janë përhapur në mbarë shoqërinë dhe kur zhgënjimi i shtyp zemrat, çdo besimtar ftohet të marrë pjesë dhe të marrin mesazhin e gëzimit, dashurisë dhe paqes dhe ta transmetojë tek ata që ndodhen afër dhe larg tyre.

Pas meshës, besimtarët morën me anë qirinjve dritën nga klerikët të cilët e marrin atë nga flaka e kandilit të pashuar të Tryezës së Shenjtë, që simbolizonvarrin e Krishtit të ngjallur dhe e çojnë në shtëpitë e tyre.

Kjo është një nga festat më të rëndësishme për besimtarët ortodoksë, Pashka është kremtimi i ringjalljes së Jezusit, e cila festohet tri ditë pas vdekjes së tij në kryq.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/krishti-u-ngjall-edhe-pas-nenshtetesise-janullatos-meshe-ne-gjuhen-greke

Recommended