Ora News - Janullatos në Vlorë, kërkon ndërtimin e një katedraleje

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pas 18 vitesh, Fortlumturia e tij Kryepeshkopi i Tiranës Durrësit dhe gjithë Shqipërisë prof.dok. Anastasi dhe Ignatis Trantis, Mitropoliti i Beratit, Vlorës dhe Kaninë, kanë vizituar Vlorën ku se pari janë ndalur ne Institucionin e prefektit te Qarkut. Klerikët e lartë janë pritur nga prefekti Flamur Mamaj dhe stafi i prefekturës.

Kryepeshkopi I Tiranes ,Durrësit dhe gjithë Shqipërisë Anastasi është ndalur ne historinë e lashte të Vlorës ,duke e quajtur atë një thesar histori e kulturor, ndërsa ktheu ne vëmendje domosdoshmërinë e ndërtimit të një katedraleje në Vlorë.

Anastasi: Shpresoj që brenda planeve dhe projekteve të bukura që keni edhe pse jeni vonuar shumë, edhe tani jemi në kohë të bëjmë këtë lulen e madhe.

Ndalesa e 2 të e kryepeshkopit Anasats,takimi me kryebashkiakun Dritan leli ne bashkine e Vlorës.

Ndërkohë mbrëmjen e së martës në manastirin e Zvërnecit është zhvilluar një meshe për besimtarët e krishterë ku i pranishëm ishte dhe kryepeshkopi Anasats, ndërsa bashkia ka organizuar një koncert në Manastirin e Zvërnecit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/janullatos-ne-vlore-kerkon-ndertimin-e-nje-katedraleje

Recommended