Fiks Fare/ Përmbarimi Vlorë kërkon ndihmën e IMT-së për prishjen e një objekti, IMT shkon pa mjete
  • 4 years ago
Barjam Hyso, një i moshuar nga qyteti i Vlorës, i cili ka një shtëpi banimi në lagjen Hajro Cakërri, pas poliklinkës, ankohet në Fiks Fare pasi nuk po zbatohet vendimi i gjykatës i formës së prerë, për prishjen e një objekti pa leje në katin e dytë të banesës së tij. Ai thotë se pasi u sorrollat 10 vjet nëpër gjyqe me palën tjetër, që janë ndërtues, ai më në fund e gjeti të drejtën, por vendimi nuk po ekzekutohet se nuk ka mjete për të kryer prishjen.
Përmbaruesi Krenar Kapllani që ka ndjekur këtë çështje, gjatë intervistës për Fiks Fare thotë që ditën që do të ekzektuhej vendimi nga IMT Vlorë, u paraqitën vetëm punonjësit, pa mjete për të prishur objektin pa leje. Ndërsa në kameran e fshehtë zotërisë i pohon se -"Në 6 vjet që kam unë këtu, sa herë që kemi bërë kërkesa IKMT në Tiranë, dhe IMT Bashkisë Vlorë asnjëherë nuk na kanë sjellë mjete për prishje. Nuk kanë."

Fiks fare është nje program i gazetarisë investigative i cili transmetohet per publikun e gjerë nga e hëna në të premte në orën 20:10 në Top Channel.Një emision kritik dhe problemor, i cili nëpërmjet humorit dhe satirës denoncon dukuri negative të jetës sonë si korrupsioni, vjedhjet, shkeljen e ligjeve nga ana e zyrtarëve, shkeljen e të drejtave të njeriut etj."Fiks Fare" nisi transmetimin në 19 dhjetor 2002. është i pari emision me thyerje tabuje në praktikën gazetareske."Fiks Fare" u krijua si një domosdoshmëri e mungesës së emisioneve të këtij lloji në mediat tona, për të kontribuar sadopak në zgjedhjen e halleve dhe problemeve që përballon vendi në ketë tranzicion të gjatë. "Fiks fare" ka ngritur dhe realizuar probleme të mëdha, të cilat kanë ndikuar jo vetëm në opinionin publik shqiptar, por edhe në sektore të caktuar, duke I vënë në lëvizje dhe duke dhënë zgjidhje."Fiks fare" sot funksionon si një institucion ku njerëzit denoncojnë të gjitha padrejtesitë që u bëhen dhe ku rrefejnë problemet e tyre.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#FiksFare#TopChannel
Recommended