Ora News - Pas Zani Çaushit, edhe kundërshtari i tij “Gaxhai” kërkon ulje dënimi

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Pas Zani Çaushit, edhe kundërshtari i tij Gazmend Brakaj alias ?Gaxhai? i është drejtuar gjykatës së Elbasanit me një kërkesë për uljen e dënimit me 90 ditë.

Kërkesa është depozituar në 6 mars 2020 dhe në datën 8 korrik 2020, gjyqtarja e çështjes Miranda Çekrezi, ka vendosur të pushojë gjykimin për uljen e dënimit të ?Gaxhait?, për shkak se nuk ishte paraqitur avokati i tij mbrojtës.

Nëpërmjet këtyre kërkesave për ulje dënimi dhe nëse ato do pranohen nga gjykata, ?Gaxhait? shumë shpejt i hapet rruga për të kërkuar lirimin me kusht pasi llogaritja e dënimit fillon qysh prej datës 29 qershor 1999 kur është arrestuar në Durrës, vetëm pak momente pas vrasjes së dy shokëve të Lulzim Berishës, Ilir Paja dhe Arben Xhunga.

Gaxhai është i dënuar me burgim të përjetshëm dhe vuan dënimin në burgun e Peqinit.

Ai ka dy dënime me burg përjetë, i pari i është dhënë për vrasjen e Ilir Pajës dhe Arben Xhungës, dy shokëve të Lulzim Berishës në Durrës dhe i dyti për vrasjen e Bashkim Dules, Sadik Kurti, Avdul Bajrami, Dhimitraq Mishka, Zini Haruni, Robert Myftari, dhe policit Viron Rrapaj.

Të dyja këto vendime, ?Gaxhai? në datën 23 mars 2018 i ka bashkuar në një të vetëm.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/pas-zani-caushit-edhe-kundershtari-i-tij-gaxhai-kerkon-lirimin-me-kusht/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended