Betohet Artur Bushi në Krujës, pas tij edhe kryetarët e ri të bashkive Pustec e Kuçovë

  • 5 years ago
Ditën e sotme është betuar kryetari i bashkisë së Pustecit, Pali Kolevski. Vetë Pali Kolevski ka premtuar se do të punojë më shumë për qytetarët. Nënkryetar për këtë bashkia janë zgjedhur Vasil Vasilevski dhe Adelina Tërpo. Po kështu në bashkinë e Pustecit është konstituar edhe Këshilli Bashkiak. Në këtë bashki do të jenë 15 këshilltarë nga të cilët kanë dalë 2 nënkryetar dhe 1 anëtar për këshillin e qarkut. Në krye të këshillit Bashkiak është zgjedhur Silvana Sotiri ndërsa në krye të këshillit të qarkut u vendos Vaske Kolevski.

Edhe kreu i bashkisë së Krujës, Artur Bushi, ka bërë betimin e tij ku ka premtuar se do të bëjë të pamundurën për të punuar mirë për qytetin e Krujës. "Do të bëjmë infrastrukturën e Krujës. Do të japi një shërbim sa më të mirë për qytetin." ka thënë Bushi.

Po ashtu edhe në bashkinë e Kuçovës është betuar kryetari i ri i bashkisë i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, Kreshnik Hajdari. "Qytetarët presin shumë. Dhe kur të takohemi pas 4 vitesh të vij para jush me një listë të punëve që kam bërë. Do të trajtojë me respekt çdo kritike dhe sugjerim." ka deklaruar Hajdari para betimit të tij.

Recommended