Ora News - Gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, kalon me sukses vetingun

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Vitore Tusha kalon me sukses vetingun.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmon lënien në detyrë të gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese.

Vendimi u dha në orën 09:00 (5 prill 2018)

Dje në seancën dëgjimore ku u lexua raporti nga relatorja Sanxhaktari, anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha nuk kishte asnjë problem me pasurinë e saj, nuk kishte kryer deklarim të rremë dhe e kishte pasurinë e saj të justifikuar.

Nga informacionet e marra nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, gjyqtarja Tusha vlerësohej e përshtatshme për të vazhduar në sistemin e drejtësisë. Po ashtu edhe nga Inspektorati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë nuk kishte vërejtje për aftësinë e saj profesionale.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/gjyqtarja-e-kushtetueses-vitore-tusha-kalon-me-sukses-vetingun

Recommended