Ora News - Vetting akademikëve? Fuga: Duhet nisur nga profesorët me zero botime

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Akademiku i njohur Artan Fuga i ftuar në Ora News, duke folur për vettingun në Akademinë e Shkencave tha se ka akademikë që kanë zero botime shkencore, ndërsa paralajmëroi se do të ishte një zhgënjim i madh nëse Rama nuk i shkon deri në fund reformimit të thellë të kësaj Akademie.

Fuga: Vettingu ka një sens në politikë, juriprudencë. Vlerësimi i parë nuk është plagjiatura, vlerësimi i parë është për akademikë dhe profesorë, të cilët kanë zero botime, zero libra, zero artikuj shkencor të botuar në platforma që vlerësohen. Meqë se jemi të vettingu unë them të fillojë këtu. Ka lista ku janë numrat e veprave shkencore, tekstet, etj me radhë. Zt.Rama nuk më përkrahu mua, por në mënyrë rastësore pas deklaratës sime për zgjedhjet, doli dhe tha që këto zgjedhje janë farsë. Ai ka folur për rithemelim. Nuk ka vënë datën 31 mars. Ka thënë të bëhet shpejt. Unë shpresoj që zt.Rama do t'i shkojë deri në fund asaj që ka thënë.

Tare: A ka dorë Rama në këtë projektligj.

Fuga: As Ministria e Arsimit nuk ka dorë. Në qoftë se do të pranojë këtë projektligj, pra do të pranojë gjendjen aktuale gjoja të fshehur me reformim për mua do të jetë një zhgënjim të madh. Me një akademi të tillë, unë nuk kam asnjë lidhje personale.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vetting-akademikeve-fuga-duhet-nisur-nga-profesoret-me-zero-botime

Recommended