Ora News - Gjiknuri sqaron taksën në Rrugën e Kombit: Do investohen 262 mln euro

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri ka sqaruar taksën në Rrugën e Kombit. Nga foltorja e Kuvendit, Gjiknuri tha se kjo është forma e vetme për të mirëmbajtur rrugën.

Gjiknuri: Ka një qëndrim konsisten që nga qeverisja e PD të perifrazuar në fjalët e Berishës dhe deri tek qeverisja jonë bashkë me aleatët tanë të LSI ku bëmë një studim fizibiliteti që për të mirëmbajtur atë rrugë dhe për ta përfunduar atë pjesë që do mirëmbahen duhet një investim dhe për këto investime duhet të kontribuojnë përdoruesit e tyre.

Së pari, çfarë do të bëhet me këtë koncesion? Sipas kontratës koncesionari parashikohet të investojë 262 milionë euro gjatë jetës së kontratës. Që do të thotë operim, mirëmbajtje rutinë, por edhe investime të nevojshme sepse rrugët kanë normë të lartë amortizimi. Mendoni sikur mos mirëmbahet ajo rrugë, për disa vjet do të dalë jashtë përdorimit.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/gjiknuri-sqaron-taksen-ne-rrugen-e-kombit-e-vetmja-menyre-mirembajtje

Recommended