Ora News - Veliaj: Piramida do të jetë qëndra më e madhe e teknologjisë në rajon

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
I kthyer tashmë në një traditë, u çel në ambientet e Pallatit të Kongreseve edicioni i IX i Panairit ?Work & Study?, i organizuar nga Bashkia e Tiranës, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë si dhe Ministria e Arsimit dhe Sporteve.

Në këtë panair marrin pjesë mbi 60 kompani dhe universitete e institucione të ndryshme, të cilat ofrojnë mbi 3000 vende të lira pune.

Në hapjen e panairit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e vlerësoi atë si një mundësi shumë e mirë për të bërë të mundur komunikimin mes punëkërkuesve dhe punëdhënësve, posaçërisht në sektorin privat. Veliaj theksoi se Tirana gjeneron më shumë se gjysmën e ekonomisë së vendit.

?Jam i lumtur që kjo ndodh në Tiranë. Kryeqyteti në fakt gjeneron rreth gjysmën e GDP-së të gjithë së Shqipërisë. Unë jam entuziast për faktin që Tirana jo vetëm gjeneron gjysmën e ekonomisë, por është përgjegjëse për gjysmën gjithashtu të punësimit në Republikën e Shqipërisë. Teksa Tirana bëhet shtëpia jonë e madhe është shumë e rëndësishme të kuptojmë që ky është qyteti më kompetitiv?, u shpreh Veliaj, teksa shtoi se kryeqyteti shihet edhe si një vend ku shumë prej të rinjve që vijnë nga rrethet për të studiuar, vendosin të ndërtojnë të ardhmen e tyre.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/veliaj-piramida-do-te-jete-qendra-me-e-madhe-e-teknologjise-ne-rajon

Recommended