Report TV -Rikonstruktohet një tjetër çerdhe, Veliaj: Janë më të mirat në rajon
  • 5 years ago
Çerdhja Nr. 17 në Njësinë 7 në Tiranë ka marrë një pamje të re pas rikonstruksionit të plotë të bërë nga Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Ambasadën e Izraelit, Konsullin e Nderit të Izraelit në Shqipëri dhe Dhomës së Tregtisë Shqipëri-Izrael. Sipas bashkisë, ata që përfitojnë kushte më të mira janë 120 fëmijë që frekuentojnë çdo ditë çerdhen.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ambasadori i Izraelit, Boaz Rodkin, së bashku me deputeten e PS, Blerina Gjylameti, Koordinatorin e Dhomës së Tregtisë Shqipëri-Izrael, Elton Nake, Kreun e Këshillit Bashkiak, Aldrin Dalipi inspektuan përfundimin e punimeve të çerdhes së re.

?Jam shumë i nderuar sot që e kemi kthyer në një traditë me ambasadorin, që çdo maj e kthejmë në një mundësi për të shërbyer në komunitet, herën e kaluar duke mbjellë pemë, këtë vit duke mbjellë të ardhmen e këtij qyteti që janë fëmijët, djemtë dhe vajzat që shkojnë në çerdhe?, tha Veliaj.

Kryebashkiaku theksoi se çerdhet dhe kopshtet e rikonstruktuara ofrojnë standarde shumë herë më të mira se ato në privat. ?Nëse ka një gjë që jam krenar këto katër vitet e fundit është se falë punës së bashkisë, por edhe gjithë dashamirësisë së dhomave të tregtisë, ambasadave të ndryshme dhe sipërmarrjeve, çerdhet dhe kopshtet e Tiranës jo vetëm janë më të mira se privati, por edhe më të mira në rajon, ndoshta edhe në shumë vende të tjera të botës. Për këtë standard që kemi vendosur gjithmonë do të pranojmë ndihmën e kujtdo që te ngremë stekën akoma më lart?, deklaroi ai.
Recommended