Ora News - Ambasadorja greke: Perceptimet false të varrosen një herë e mirë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kur ende nuk ka një konfirmim për vizitën e kryeministrit grek në Shqipëri dhe në prag të nisjes së negociatave për marrëveshjen e detit ambasadorja greke në Tiranë bën apel për të varrosur një herë e mirë paragjykimet e pabaza mes dy vendeve.

Eleni Sourani: Mos implementimi i marrëveshjeve bilaterale mes dy vendeve ka lënë një shije të hidhur nga ana greke. Perceptimet false, stereotipet jo të sakta dhe paragjykimet e pabaza duhet të varrosen një herë e mirë.

Deklarata ambasadores greke u bë gjatë një tryeze me temë "Rishqyrtimi i marrëdhënieve Shqipëri-Greqi" për të cilën kryetarja e komisionit të Jashtëm, Mimi Kodheli tha se janë në progres pavarësisht se nuk kemi rezultatet e pritshme.

Mimi Kodheli: Ende mes dy vendeve nuk janë arritur rezultatet e pritshme, por është në progres në atë që është quajtur politika e hapave të mirë të fqinjësisë. Negociatat janë në vijim mes dy qeverive për ato cështje që na ndajnë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ambasadorja-greke-perceptimet-false-te-varrosen-nje-here-e-mir

Recommended