Albulena Haxhiu për Ora News: Marrëveshja për demarkacionin në Gjykatën Kushtetuese

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Albulena Haxhiu, në një lidhje telefonike për Ora News, e konsideroi akt tradhtie marrëveshjen për ndarjen e kufirit me Malin e Zi, duke paralajmëruar se miratimi i saj dje nga Parlamenti i Kosovës do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese.

Haxhiu: Ajo që ka ndodhur mbrëmë në Kuvendin e Kosovës është e dhimbshme, ku deputetët legjitimuan aktin e tradhtisë të bërë nga Presidenti aktual, në atë kohë ministër i Punëve të Jashtme.

Kemi debatuar gjatë në Kuvend, bazuar mbi fakte por edhe mbi raportin e komisionit aktual që ka ekspertë të fushës për këtë çështje. Janë paraqitur 64 harta ku dëshmohet që Kosova ka humbur territor me Malin e Zi. Argumentet tona nuk bënë punë. Andej, dje kemi bërë përpjekje maksimale për ta ndalur ratifikimin e kësaj marrëveshje.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/albulena-haxhiu-ora-news-marreveshja-demarkacionin-ne-gjykaten-kushtetuese

Recommended