Ora News - Lufta kundër drogës, Hajna: Shqipëria duhet të hiqet nga lista e kanabisit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjatë një takimi sensibilizues me pushtetin vendor në Lushnjë, nëndrejtorja e Policisë së Shtetit Aida Hajna kërkoj më shumë angazhim në luftën kundër kultivimit të kanabisit.

Aida Hajna: "Është e domosdoshme që lufta kundër këtij fenomeni të jetë më e organizuar, më efikas dhe më rezultative. Dhe për të realizuar këtë objektiv do kërkohet një bashkëpunim akoma më i madh edhe gjatë vitit 2018."

Në takim ishin të pranishëm edhe drejtues të lartë të policisë së shtetit, përfaqësues të komisariateve Lushnje dhe Divjakë, efektivë policie. Ndërsa Drejtori i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë Xhovalin Loka, kërkoi bashkëpunimin e pushteti vendor me policinë e shetit.

Xhovalin Loka: "Të përfshihemi sa më shumë aktorë, të përçojmë sa më shumë tek secili qytetar vendosmërinë që ka qeveria shqiptare, Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Policisë në luftën kundër këtij fenomen."

Ndërsa drejtuesit vendorë kërkuan qe kjo fushatë sensibilizimi të sinkronizohët mes pushtetit vendor dhe atij qendor per të pasur sa më shumë rezultate në luftën kundër lëndëve narkotikeve.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/lufta-kunder-droges-hajna-shqiperia-duhet-te-hiqet-nga-lista-e-kanabisit

Recommended