Ora News - Rama: Rruga Elbasan-Tirane do të finalizohet brenda këtij viti
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Rruga Tiranë- Elbasan do të finalizohet brenda këtij viti me një fond shtesë që do të akordohet nga qeveria.

E bëri të ditur kryeministri Edi Rama i cili ishte sot në Elbasan për mbledhjen e përmuajshme të këshillit të ministrave.

Rama tha se punimet e rrugës kanë mbetur pezull për shkak të një babëzisë së një të shkuare të afërt, ndërsa u kujdes të theksonte se abuzuesit do të mbajnë përgjegjësi.

Edi Rama: "Projekte skandaloze, kontrata skandaloze, menaxhim skandaloz dhe rritje kostosh skandaloze. Sidoqoftë ajo çka ne jemi angazhuar dhe jemi të vendosur të realizojmë është që rruga më në fund të finalizohet brenda këtij viti. Pra të hapet përfundimisht dhe të lidhet Elbasani me Tiranën. Ndërkohë që të ecet me segementin Qukës- Qafë Pllocë."

Pyetje: Kjo rrugë kërkon financime të reja? Po sa shkon vlera e tyre?

Rama nuk dha shifër por tha se qeveria do të marrë përsipër financimin

Edi Rama: "Ne do të marrim përsipër financimin. Rruga është gropa e një marrëzie të shkuar dhe babëzie të freskët. Për marrëzinë e shkuar kanë paguar qytetarët dhe buxheti i shtetit. Shpresoj që për babëzinë e freskët të paguajnë ata që janë në hetim. Ne kemi detyrë dhe do të bëjmë deri në fund të vitit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rama-projektet-tirane-elbsan-dhe-qukes-qafe-plloce-skandaloze
Recommended