Ora News - Kërkesat e pedagogëve pa përgjigje, Ministria kërkon më shumë kohë pas auditimit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministria e Arsimit do të presë përfundimin e auditimit në Universitetin e Tiranës për të marrë në shqyrtim kërkesat e pedagogëve parashtruar në fund të muajit shkurt. Në letrën drejtuar akademikëve ministria kërkon më tepër kohë për të nisur diskutimin mbi ligjin e arsimit të lartë, që sipas pedagogëve ka krijuar ngërç në Universitetin e Tiranës.

Ministria e Arsimit u kërkon më tepër kohë pedagogëve të Universitetit të Tiranës për të marrë në shqyrtim kërkesat e tyre. Në letrën dërguar akademikëve më 10 mars, datë kur përfundoi afati i vendosur nga pedagogët, Ministria sqaron se shkak është bërë nisja e auditimit në Universitetin e Tiranës. Por pedagogu Mark Marku thotë se ky proces nuk i pengon palët të nisin diskutimin për ligjin e arsimit të lartë që sipas tij ka bllokuar universitetin.

Marku: Ne kërkojmë seriozitet dhe vullnet që do të thotë se në kërkojmë që Ministria të përgjigjet në mënyrë konkrete për pikat e kërkesave që ne kemi parashtruar, pranon të ulet në bisedime.

Auditimi në Universitetin të Tiranës ishte një prej kërkesave të pedagogëve, por Mark Marku thotë se nevojitet një auditim serioz 10 vjecar që të dorëzojë para drejtësisë ata që kanë abuzuar me fondet.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kerkesat-e-pedagogeve-pa-pergjigje-ministria-kerkon-me-shume-kohe-pas-auditimit

Recommended