Plagjiaturat/ Nikolla: Ministria do të mbledhë titujt e pedagogëve dhe do verifikohen

  • 5 years ago
Në studion e Repolitix, pedagogia Erka Caro dhe këshilltari i Kryeministrit për Arsimin kanë replikuar për çështjen e plagjiaturave të pedagogëve dhe kërkesën që ka bërë qeveria për të verifikuar ministria titujt e pedagogëve.

Diskutimet në Repolitix

Nikolla: Roli i qeverisë është shqetësimi për këtë gjë që ka ndodhur.

Erka Caro: Ne s?kemi patur mjetet për t?a bërë.

Albert Nikolla: Këtë e shoh edhe vetë si problem, ne s?kemi fonde për kërkimin shkencor.

Caro: Ne biem dakord që ky problem është real.

Nikolla: Si shkon ky bord dhe blen 70 mijë euro një makinë? Atëherë problemi është tek ju o zotërinj, jo tek qeveria?. Qeveria i thotë universitetit të mbledhë të gjithë titujt e pedagogëve që ka atje dhe MASR i verifikon me plagjiaturën dhe vendimmarrjen e merr universiteti.

Caro: Kjo duhet të jetë kompetencë e Universitetit. Ministria kërkon të gjithë titujt, dhe ne reaguam me këtë deklaratë.

Studenti: Shqetësimi ynë defakto i doktoratës është që të marrë fund. Sesi do të zgjidhet për ne ka shumë pak rëndësi. Këtu ka shumë pedagogë që s?kanë ende doktoraturën dixhitale.