Ministria Gjonaj ka firmosur shtatë kërkesat e SPAK dhe nga sot do të nisë aplikimi i ligjit 41 Bis.

  • 4 years ago
Nga sot do të nisë zbatimi i ligjit 41 bis në burgje. Ministria e Drejtësisë firmosi izolimin e bosëve të krimit, që tani do të vuajnë 41 bis, një ligj që parashikon mundësinë nga Ministira e Drejtësisë për të pezulluar trajtimin normal të të burgosurit dhe zëvendësimin më një trajtim më të ashpër e të rëndë, në raste të jashtëzakonshme e në raste rebelimi.

Nëpërmjet një amendamenti të vitit 1992 shtrirja e këtij trajtimi të ashpër përfshin edhe të paraburgosurit në pritje të gjykimit, në raste terrorizmi e kërcenimi për sigurinë publike. Përfshihet edhe censurimi dhe kontrolli i postës për të evituar komunikimin dhe marrëdhëniet me organizatën kriminale jashtë burgut.

Recommended