Meta e kallëzoi në SPAK, ministrja Gjonaj thyen heshtjen!

  • 4 years ago
Pasi presidenti i Republikës, Ilir Meta dorëzoi kallëzim penal në SPAK për ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, me akuzën se ka shkelur kushtetutën, kjo e fundit ka reaguar me anë të një deklarate për shtyp duke i cilësuar akuzat e Metës një lajthitje ligjore.


Ndër të tjera ministrja Gjonaj ka sqaruar të gjithë procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa ka shtuar se edhe vetë Presidenti Meta e beson versionin e tij se në Ministrinë e Drejtësisë ndodhet një ?grup i strukturuar?, që po tenton të bëjë grusht shteti.

?Presidenti artikulon papushim për të drejtën e tij për të pezulluar numërimin e ditëve të afatit qe i jep ligji kushtetues, për përzgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Pezullimi i një afati që as nuk pezullohet dhe as ndryshohet nga institucioni që duhet të veprojë sipas afatit, është një koncept që faktikisht nuk ekziston në asnjë praktikë kushtetuese. Pra juridikisht mund të konsiderohet nonsens dhe logjikisht më së paku një lajthitje ligjore?, tha Gjonaj.

?I duhej lënë presidentit koha për të ezauruar seritë e spektaklit për ?grupin armiqësor?. Nuk iu përgjigjem fjalëve të padenja të presidentit. Presidenti ka krijuar një kauzë fiktive në funksion të kauzave politike. Deformimet faktike të këtij show presidencial janë mbresëlënëse. Presidenti ka një hall dhe ajo është reforma në drejtësi. Parashikimet ligjore për përzgjedhjen e anëtarëve të Kushtetueses janë të qarta.? tha Gjonaj më tej.

Deklarata e plotë e ministres Gjonaj:

Sot jam në këtë komunikim me ju, dhe nëpërmjet jush, përpara opinionit publik, për të shtjelluar me përgjegjësinë time të plotë politike, profesionale e qytetare, një temë që është kthyer në thirrje për protestë nga as më shumë dhe as më pak, po vetë Presidenti i Republikës.

Nuk e kam bërë këtë shtjellim më parë, sepse kam gjykuar që i duhej lënë Presidentit koha dhe hapësira e plotë mediatike për të ezauruar të gjitha seritë e spektaklit të tij politik mbi ?grupin armiqësor dhe kriminal? në Ministrinë e Drejtësisë.

Nuk e bëj këtë sqarim sot as për t?iu përgjigjur Presidentit, për morinë e akuzave dhe as për tju përgjigjur fjalëve të padenja që ka lëshuar publikisht në drejtimin tim, personalisht apo përmes zëdhënësve të tij. Une u rezervoj të gjithë keqardhjen time për hallin e madh që i motivon në luften kundër Reformës në Drejtësi, por akuzat ndaj meje nuk i lehtëson nga pozita e tyre.

Presidenti ka krijuar një kauzë fiktive në funksion të betejave të tij politike, që në çdo rast nuk janë në përputhje me përgjegjësitë e tij të larta kushtetuese, si përfaqësues i unitetit të popullit, në momentin e rëndësishëm që po kalon Shqipëria në prag të negociatave.

Deformimet e rënda faktike, juridike dhe logjike të këtij show politik presidencial mbi gjoja rrëmbimin e kompetencave të Presidentit janë mbresëlenese për këdo që i di faktet.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bi...

Recommended