Report TV - 'S'kam mo frymë', kapet shoferi i dehur, me 92 km/h në Tiranë

  • 6 years ago
TIRANE - Në Bulevardin 'Gjergj Fishta' në kryeqytet policia rrugore ka ndaluar një drejtues automjeti i cili lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara.

Radari ka kapur një automjet "Benz ML", me drejtues 30 vjeçarin V.M, i cili lëvizte me shpejtësi 92 km/h në rrugët e Tiranës, edhe pse në zonë të banuar shpejtësia e lejuar është 40 km/h, si dhe pas testit me drager rezultoi edhe i dehur.

Policia sqaron se ky kombinim i frikshëm shkeljesh për karakteristikat e rrugës dhe reagimin e drejtuesit me një përqendrim alkooli në nivele të tilla dhe me këtë shpejtësi, rrezikon jetën e tij dhe të kalimtarëve.

"Respektoni rregullat e qarkullimit, shpejtesia dhe alkooli vret", këshillojnë uniformat blu.

Recommended