Report TV - Kontrolle urbanëve në Tiranë, kapet i dehur shoferi Kombinatit

  • 6 years ago
Policia Rrugore ka kaluar në sitë edhe shoferët e urbanëve. Ditën e premte dhejtra shoferëve të këtyre urbanëve u është bërë testi alkolit.
Pjesa më e madhe e shoferëve nuk kanë rezultuar të dehur, por drejtuesi i një autobuzi të kombinatit i është hequr patentat pasi ishte nën efektin e alkolit në masën 0.23 mg/l.

Në total 142 teste me Drager janë kryer nga policia, për shoferët e urbanëve.
Gjithashtu Policia rrugore ka gjobitur edhe urbanët që ecin me shpejtësi të ngadalësuar.
?Është monitoruar linja e transportit ish uzina e traktorëve-Institut Bujqësor me qëllim verifikimin e shqetësimeve e qytetarëve, në adresë të kësaj linje për vonesa gjatë itinerarit të saj ku u konstatuan dhe ndëshkuan dy drejtues autobusësh për drejtim të mjetit me shpejtësi të ngadalësuar duke u bërë pengesë për qarkullimin normal të mjeteve të tjera?, - thotë Policia Rrugore.

Recommended