Një ditë pas aksidentit tragjik në Tiranë-Elbasan, shoferi i dehur dhe me shpejteësi mbi 150km/h

  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews

Një ditë pas aksidentit tragjik, në autostradën Tiranë-Elbasan, ku humbën jetën dy vajzat nga Shkodra, policia ka arrestuar shoferin. Sipas hetuesve ai ka rezultuar i dehur dhe me shpejtësi mbi 150 km/h, ndërsa kryente dhe manovra të rrezikshme në rrugë. Këtë të hënë gjatë një vëzhgimi të RTV Ora, në autostradën Tiranë-Elbasan vërehet mungesë e mjeteve të shërbimit, si ambulance apo policia, të cilat në rast aksidentesh mund të minimizojnë dëmet e shkaktuara.

Lusinda Garunja dhe Xheneta Qalliu 18 dhe 19 vjeç janë dy vajzat që humbën jetën në aksdentin tragjik të mbrëmjes së të dielës në dalje të tunelit të Krrabës. Drejtuesi i automjetit Behar Pema, pas ekspertizës ka rezultuar se udhëtonte me 150 km/h).

Hetuesit kanë arritur të zbardhin të dhëna të tjera për sa i përket përplasjes së dy automjeteve në autostradën Tiranë-Elbasan, që rezultoi fatale për 2 vajzat shkodrane, ndërsa mbeten të plagosura rëndë dhe dy shoqet e tyre.

Krahas shpejtësisë tej normave të lejuara, drejtuesi i mjetit ka rezultuar në gjendje të dehur, ndërsa ka kryer dhe manovra të gabuara, duke lëvizur nga njëra korsi në tjetrën.

Ekspertët gjithashtu kanë arritur dhe në përfundimin se shoferi i dehur nuk ka frenuar, duke qenë se në vendin e ngjarjes nuk ka pasur shenja frenimi.

Përplasja fillestare është regjistruar në korsinë e dytë të autostradës, duke e devijuar automjetin drejt bordurës anësore të rrugës dhe më pas për të përfunduar 40 metra më larg,

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/ora-news-ne-vendin-e-aksidentit-qe-mori-dy-jete-vajzash-drejtuesi-i-benz-it-ishte-me-shpejtesi-150-km-h/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended