Ora News -Kandidati shqiptar: Respektojmë vullnetin e italianëve, dorëheqja e Renzit e pritshme

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Emiliano Biraku me origjinë shqiptare që kandidoi për deputet në Parlamentin e ri të Italisë dhe që vinte nga radhët e Partisë Demokratike të Matteo Renzit tha se prisnin një rezultat më të mirë. Në një lidhje me skype për Ora News ai tha se do të respektojnë vendimin e italianëve.

Biraku tha se vendimi i Renzit për tu dorëhequr ishte i pritshëm pas rezultatit të dobët në zgjedhjet e së dielës.

Biraku: Ne prisnim një rezultat më të mirë, por ky është vullneti i italianëve do ta respektojmë dhe tani do mendojmë për të ndërtuar një opozitë dhe për të riformatuar tyë majtën pasi jemi të përçarë.

A dolën shqiptarët më votim?

Biraku: Në zonën e Venecias po, ndërsa në zona të tjera nuk e di. Shumë miq më kontakutan dje dhe më konfirmuan votën për PD.

Dorëheqja e Renzit?

Biraku: Duke parë rezultatin që ishte nën 20%, kjo ishte e pritshme. Shpresojmë që mos instrumentalizohet humbja vetëm tek Renzi. Unë jam i sigurt se nuk është vetëm për fajin e tij. Kjo është edhe për shkak të politikave të të majtës, por edhe te vështirësitë që është krijuar mbi temën e emigracionit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kandidati-shqiptar-respektojme-vullnetin-e-italianeve-doreheqja-e-renzit-e-pritshme

Recommended