Ora News - Reforma zgjedhore, Balla: Dorëheqja e Gjiknurit debat pa kuptim
  • 5 years ago
#rtvora
Maxhoranca e konsideron debat pa kuptim kërkesën e opozitës për dorëheqjen e ministrit Damian Gjiknuri nga pozicioni i bashkëkryetarit të Komisionit për Reformën Zgjedhore.

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Ballla tha se në demokraci kundërshtari nuk zgjidhet dhe se Gjiknuri është nga ekspertët më të mirë të reformave shumëvjeçare në Shqipëri.

Taulant Balla: "Së pari nuk jam dakord me këtë qasje të kujtdo, qoftë edhe të PD që vendos kushte për përfaqësuesit e palës tjetër. Gjiknuri është një nga ekspertët, në mos eksperti më i mirë i reformave shumëvjeçare zgjedhore në Shqipëri.

Është eksperiencë e dobishme në funksion të mënyrës së përkthimit të rekomandimeve të OSBE/ODHIR në amendamente të Komisionit Zgjedhor. Nuk dua të hyj aspak në një debat pa kuptim. Është debat pa kuptim. Asnjëra palë nuk mund të zgjedhë palën tjetër. Në demokraci kundërshtari nuk zgjidhet. Kundërshtari zgjidhjet nga pala e vet. Kjo është pakuptimtë."

Deputeti socialit tha se PD dhe aleatët e saj duhet që të japin mendimet e veta në Komisionin e Reformës Zgjedhore pasi koha që kanë në dispozicion deri në zgjedhjet parlamentare të 2021 është shumë e shkurtër.

Ai shtoi se çdo ditë e humbur në ftesën e hapur të kryeministrit Rama është e çuar dëm.

Taulant Balla: "Të gjithë e dimë që pas vetë dorëzimit nga ana e PS, LSI është krijuar në Komisionin e Reformës Zgjedhore mundësia që PD të jetë e përfaqësuar përmes një zgjedhje që ne i kemi dhënë. Dhe ajo që kryeministri Rama ka bërë dje, në cilësinë e kryetarit të PS, është shprehje e gatishmërisë sonë që në Komision të jetë zëri apo kërkesat që burojnë nga PD dhe aleatëve të saj.

Ne jemi kundërshtarë me njëri-tjetrin por kur bëhet fjalë për rëndësinë që ka reforma zgjedhore secila duhet të sjellë këndvështrimet e veta lidhur me atë që duhet të bëjmë domosdoshmërisht për të garantuar që zgjedhjet e 2021 të zhvillohen sipas një Kodi të ri Zgjedhor.

Koha në dispozicion nuk është e gjatë por e shkurtër deri në 2021 por të kemi parasysh për shembull votimin e shqiptarëve që jetojnë jashtë. Çdo ditë e humbur në këtë ftesë të hapur të sinqertë për tu ulur dhe dialoguar është e çuar dëm."

Duket se gadishmëria e Gjiknurit nuk e ka kënaqur opozitën e cila kërkon që ai dhe të tjerët që kanë dalë në përgjime të jenë në bankën e të akuzuarve.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/balla-doreheqja-e-gjiknurit-debat-pa-kuptim

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended