RTV Ora - Balla: Gati të ulemi me opozitën për reformën zgjedhore
  • 5 years ago
#rtvora
Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha se qeveria është e gatshme të bashkëpunojë edhe me PD për reformën zgjedhore.

Pas përfundimit të takimit me Sekretarin e Shtetit për Drejtësinë Christian Lange, Balla tha se asnjë forcë politike nuk mund të mbajë peng reformën zgjedhore.

Balla: Dëshira jonë ka qenë që reforma zgjedhore të kryhet me dakordësinë e një spektri të gjerë të politikës shqiptare. Përpjekjet tona për të arritur një konsensus të gjerë edhe me PD do të vijojë. Javës tjetër do të kemi një tryezë të parive politike për të shprehur këndvështrimin e tyre.

Askush nuk duhet të mbajë peng rrugën e një reforme të thellë të kodit zgjedhor të republikës së Shqipërisë.

Në raportin e OSBE ka disa rekomandime që duhen adresuar me qëllim që zgjedhjet e 2021 të zhvillohen me një kod zgjedhore të reformuar.

Balla tha se me ngritja e SPAK do të shoqërohet edhe me hetim të zyrtarëve të lartë.

Balla: Ngritja dhe funksionimi i SPAK padyshim që do shoqërohet me një regjistër të personave të nivelit të lartë që duhen hetuar dhe më pas gjykuar paanshmërish. Rruga e integrimit evropian shoqërohet me standarde, po të duani quajini dhe kusht që çdo vend duhet ti përmbushin. Edhe vende që sot janë anëtare të BE gjatë momentit që negociojnë hyrjen në shengen duhet të plotësojnë kushte.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/balla-gati-te-ulemi-me-opoziten-reformen-zgjedhore

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended