Ora News - Tepelenë, djali 10 vjeç mbërrin i pajetë në spital, ishte me grip
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mungesa e mjekut pediatër në spitalin e Tepelenës dhe neglizhenca e familjes për të ndjekur rekomandimin për tiu drejtuar spitalit të Gjirokastrës, ndoshta i kushtoi 10 vjeçarit Fabricio Iljazi, i cili po kalonte një gjendje gripale.

Mbrëmjen e së djelës (4 mars) ai është paraqitur pranë spitalit të Tepelenës, ku pasi ka marrë ndihmën e parë, mjekët kanë rekomanduar dërgimin në spitalin e Gjirokastrës, por me dakordësinë e prindërve fëmija është rikthyer në banesë.

Por gjendja e 10 vjecarit është përkëqësuar gjatë natës, për shkak edhe të migrenës, dhe në orën 04 00 të mëngjesit është dërguar i pajetë në spitalin e Tepelenës

Një fëmijë 10 vjeç ka mbërritur i pajetë në spitalin e Tepelenës në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Mjekja: "Pasi iu bë ultrakorten fëmija u largua. Sot në mëngjes në orën 04:00 familjarët janë paraqitur me fëmijën pa shenja jete dhe me cianozë. Fëmija vuante nga sëmundje kronike, me meningit që kishet kaluar në moshë të mëparshme dhe me migrenë . Fëmija ka marrë antibiotik nga mjeku i familjes."

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/tepelene-djali-10-vjec-mberrin-i-pajete-ne-spital
Recommended