Vlorë, humb ndjenjat në orën e mësimit, momentet kur 18-vjeçarja mbërrin e pajetë në spital

  • 6 years ago
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës mesditën e sotme. Ka qenë një nxënëse e gjimnazit "Jani Minga" e cila ka humbur ndjenjat në orën e mësimit në klasë.

Gerta Kasa, 18-vjeç, maturante, është transportuar menjëherë në drejtim të spitalin e Vlorës, për t'i dhënë ndihmën e parë. Por rrugës gjatë dërgimit në spital ajo ka humbur jetën. Mësohet se nxënësja vuante nga epilepsia por pritet të jetë ekspertiza mjeko-ligjore ajo e cila do saktësojë shkaqet.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë. Gerta Kasa, 18-vjeç, humbi jetën sot rrugës për në spitalin e Vlorës, pasi kishte pësuar gjendje të fikti gjatë orës së mësimit.

Nxënëses maturante të shkollës "Jani Minga" iu dha ndihma e parë nga një autoambulancë me dy mjekë të cilët mbëritën menjëherë në vendngjarje. Por pavarësisht ndihmës së parë, 18-vjeçarja humbi jetën rrugës për në spital.

Siç duket edhe në foton e siguruar nga "Shqiptarja.com", në klasë ka mbetur vetëm vetëm çanta e maturantes që humbi jetën. Ndërsa të gjithë nxënësit e tjerë janë larguar pasi pas ngjarjes së rëndë klasa e 18-vjeçares ndërpreu mësimin.

Recommended