Ora News - Përmbyten 100 ha tokë në Shkodër, disa rrugë të bllokuara nga dëbora

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Rreth 100 hektarë tokë në fshatin Gorricë të njësisë administrative Ana e Malit në Shkodër janë përmbytur si pasojë e daljes nga shtrati të përrenjve. Ministria e Mbrojtjes bën me dije se përroi që ka shkaktuar përmbytjen buron në Malin e Zi në afërsi të Doganës së Muriqanit.

Ndërkohë, akset rrugore të bllokuara nga bora janë: Bogë-Theth, Mali Shoshit-Bregu i Lumit, Muri i Turkut-Shllak, Fushë Arrëz- Iballë.

Akse rrugore të kalueshme me zinxhirë janë: Prekal- Mali i Shoshit, Tamarë-Vermosh.

Në Njësitë Administrative Shalë, Pult, Shosh, Temal, Shllak dhe Iballë ka pasur mungesë të energjisë elektrike. Grupet e punës së OSHEE po punojnë për riparimin e defekteve.

Në zonat malore rezervat ushqimore janë drejt pakësimit, për faktin se nuk operojnë shumë njësi tregtare.

Në aksin rrugor rural Barbullush-Mabe është dëmtuar ura prej betoni që lidh këto dy fshatra. Rrezikohet të shembet dhe një urë me skelet hekuri.

Në Njësinë Administrative Ana Malit janë përmbytur rreth 300 ha tokë. Ka prezencë uji në fshatin Obot. Rrezikohet ujësjellësi në Oblikë. Në fshatin Trush ka përmbytje të tokave bujqësore pasi janë bllokuar kanalet anësore.

Bashkia Fushë Arrëz ka kërkuar nga ministria e Mbrojtjes dhe Emergjencat Civile një mjet fadromë ose borëpastruese për hapjen e rrugëve problematike. Ditën e djeshme një mjet tip borëpastruese dhe një shofer kanë shkuar në ndihmë të bashkisë Fushë Arrëz për hapjen e akseve rrugore problematike.

Qarku Lezhë. Akse rrugore të bllokuara janë:

Akset rrugore Klos-Xhuxhë, Klos-Konaj, Klos-Sang në Njësinë Administrative Fan;

Akset rrugore Reps-Nënshejt, Reps-Lajthizë në Njësinë Administrative Orosh.

Me mjetet që disponon bashkia ka filluar ndërhyrja në të gjitha rrugët e territorit të bashkisë për lidhjen e Njësive Administrative me fshatrat.

Dëmtime në infrastrukturë: Është shembur ura që bashkon fshatin Mabe të bashkisë Lezhë me fshatin Barbullush të bashkisë Vau Dejës. Ura ndodhet rreth 100m në largësi të fshatit Barbullush.

Prefekti i qarkut Lezhë inspektoi urën e dëmtuar dhe u morën masat duke angazhuar dy patrulla të drejtorive të policisë Lezhë e Shkodër, duke siguruar dhe bllokuar të dy anët e urës se shembur, për të evituar ndonjë ngjarje me pasoja në jetë njerëzore.

Aktualisht nga reshjet e dëborës në të gjithë qarkun janë të izoluara nga dëbora rreth 50 familje kryesisht në Njësitë Administrative Fan, Selitë dhe Orosh.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/permbyten-100-ha-toke-ne-shkoder-disa-rruge-te-bllokuara-nga-debora

Recommended