Ora News - Fermerët e Frakullit bllokojnë autostradën: Ura po na përmbyt tokat

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ashtu si e kishin paralajmëruar edhe në protestën e mëparshme, fermerët e njësisë administrative Frakull në Fier kanë bllokuar për disa minuta autostadën Levan- Tepelenë në shenjë proteste kundër indiferencës së qeverisë që i ka lënë pa dëmshperblime nga dy përmbytjet e fundit.

Fermerët kane dalë në një pjesë të autostradës duke protestuar dhe duke kërkuar nga qeveria të kthejë vëmendjen nga kjo zonë, e cila sipas tyre po përmbytet për shkak të një ure ndërtuar në autostradën Levan-Vlorë.

Fermerët kanë pohuar se pa u ndërtuar autostrada kjo zonë nuk përfshihej nga përmbytjet kaq shpesh, çka i bën të mendojnë se është pikërisht puna e bërë në autostradë që sjell edhe vërshimin e ujrave të Vjosës në tokat e tyre.

Fermerët kërkojnë studimin e urës dhe rindërtimin e saj me parametrat e duhur në të kundërt kërkojnë të futen në skemat e dëmshpërblimeve.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/fermeret-e-frakullit-bllokojne-autostraden-ura-po-na-permbyt-tokat

Recommended