Ora News - Ura e shkatërruar në Lezhë, banorët: Po rrezikojmë jetën

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kjo është ura ku kalojnë çdo ditë banorët e fshatit Troshan në Njesinë Administrative të Blinishtit në Lezhë.

Kalimi i automjteve është i rrezikshëm, pasi ura e ndërtuar pak vite më parë me kontributin e vetë banorëve ka degraduar plotësisht.

Dërrasat janë kalbur, ndërsa mungojnë mbrojtëset anësore.

Banorët thonë se ndihen të rrezikuar sa herë kalojnë mbi këtë urë dhe apelojnë Bashkinë për ndërhyrje.

Banor: "Kjo është urë që ndan fshatin dhe është shumë problematike. Janë 330 familje në fshat që kalojnë në këtë urë çdo ditë. Por ura është degraduar, nuk kalohet më në të dhe rrezikon jetën e njerëzve."

Janë më shumë se 300 banorë të Troshanit të cilët për tu lidhur me qendrën e Njësisë administrative ju duhet të kalojnë në këtë urë që nuk ofron siguri për kalimtarët.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/ura-e-shkaterruar-ne-lezh-banoret-po-rrezikojme-jeten

Recommended