Ora News - Fermerët braktisin tokat në Rrogozhinë
  • 4 years ago
#rtvora #oranews
Arave në Spille e Kryevidh të Rrogozhinës u ka dalë bari sipër!

Fermerët e zonës bregdetare gjithmonë e më shumë po e braktisin tokën dhe sipërfaqet e lëna djerr po rriten.

Ata thonë se shkak kryesor është mungesa e sistemit të vaditjes dhe atij të kullimit.

Sipas tyre, për pasojë në verë prodhimet thanë për ujë, ndërsa periudhën tjetër kalben për shkak se uji nuk kullon.

Fermerë: Pa vaditje, këtu nuk bëhet gjë. Plus e kemi dhe larg. Subvencione s'kemi parë ndonjëherë, kështu që ka mbetur djerr gjithë blloku. Ky është blloku i Kryevidhit, më shumë kushtonte nafta se sa prodhimi që bëja unë.

Cmimet sipas tyre të larta të imputeve bujqësore e naftës dhe mungesa e subvencioneve sipas fermerëve janë të tjerë faktorë që i kanë bërë të heqin dorë bujqësia.

Fermerë: Sic shikoni, kanalet janë këtu, flasin vetë. Është e kotë të flasim neve. Kudo që të shikosh, të njëjtën shikon, toka djerrë, kullim 0, veprat e artit janë të abandonuara totalisht.

Sic tregojnë këto pamje janë qindra hektarë tokë që nuk mbillen prej vitesh.

Mungesa e infrastrukturës ndihmëse për lëvizjen e makinerive bujqësore ëhstë një tjetër shqetësim për fermerët e Rrogozhinës.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/fermeret-braktisin-tokat-ne-rrogozhine

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended