Ora News - Shpërndanin kokainë në zonën e "ish-bllokut", dy të arrestuar

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Sekuestrohet 1 kg e 52.8 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit "Kokainë"

Arrestohen në flagrancë dy shtetas, që shpërndanin lëndën narkotike në zonën e "ish-bllokut".

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e lëndëve narkotike dhe kryesisht për drogat e forta, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, u finalizua me sukses një tjetër operacion antidrogë i koduar "High Class".

Si rezultat i operacionit, në rrugën ?Kongresi Manastirit?, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i dy shtetasve:

? Ermir Bajramaj, 37 vjeç, banues në Durrës.

? Besim Hajdaraj, 47 vjeç, banues në Durrës.

Dy shtetasit e lartpërmendur qarkullonin me automjetin tip "Nissan micra" me targë DR 3425 F, që drejtohej nga shtetasi Ermir Bajramaj dhe janë kapur në flagrancë, ku gjatë kontrollit të automjetit u gjet e u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar ?Kokainë? e cila pas peshimit rezultoi 1 kg e 52. 8 gr.

Lënda narkotike ishte e destinuar të shitej në qytetin e Tiranës, në lokalet e natës, në zonën e ish-Bllokut.

Vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale të "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim", parashikuar nga nenet 283 e 25 e Kodit Penal.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/shperndanin-kokaine-ne-zonen-e-ish-bllokut-dy-te-arrestuar

Recommended