Ora News - Mbi 100 milionë euro mbështetje për fermerët. Nuk përfitojnë ata që nuk konsultohen

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Sot, në Berat, në një takim me ministra dhe drejtues vendorë të këtij qarku, kryeministri Rama foli edhe për subvencionimin e fermerëve në të gjithë vendin. Mbi 100 mln euro mbështetje për fermerët premtoi kryeministri, para këto nga buxheti i shtetit dhe nga fondi i Komisionit Europian, i përfituar për herë të parë. Por, kërkohet që shpenzimi i tyre duhet të bëhet sipas skemave të hartuara nga Ministria e Bujqësisë.

Rama: "Parashikojmë, që vetëm me mbështetjen financiare të këtij viti, të mbjellim gjysëm milionë dru frutorë, ama të gjithë duhet të informohen se për çfarë ekzaktësisht dhe ku ekzaktësisht. Nese dikush do të mbjellë mollë në Divjakë (në Divjakë jo, se nuk ka më budallenj), por le të themi afër Divjakës, mund ta bëjë, por s'do marrë asnjë kokërr leku për të mbjellë mollë atje. Nëse dikush do të mbjellë patate në Maliq, mund ta bëjë, por nuk duhet të vijë të qahet më se s'ka treg, sepse ka arsye strukturale faktikisht pse kjo është e gabuar. Nëse dikush do të mbjellë perime në Tropojë mund ta bëjë, por nuk ka asnjë arsye të vijë të kërkojë mbështetje financiare".

Ai gjithashtu foli për zhvillimin e serave si dhe investimet në dru frutorë, sipas skemës së hartuar nga Ministria, duke iu përshtatur klimës së vendit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/mbi-100-milione-euro-mbeshtetje-fermeret-nuk-perfitojne-ata-qe-nuk-konsultohen

Recommended