Qira për ata që mbetën pa shtëpi/ Banorët e zonës së kombinatit përfitojnë bonusin

  • 4 years ago
Këshilli Bashkiak i Bashkisë Tiranë miratoi vendimin për pagesën e qirasë sipas vlerës së tregut të lirë për familjet e larguara nga banesat e tyre të dëmtuara nga tërmeti.

Zona e Kombinatit ishte një nga më të prekurat në Tiranë dhe ku banorët pas strehimit në qendrat sociale, kanë përfituar bonusin e qerasë.

?Është njoftuar menjëherë Emergjencat pranë Bashkisë Tiranë si dhe Instituti i ndërtimit për të vlerësuar banesën, meqënëse është dhe zonja këtu bëhet fjalë për pallatin 160 që ka rezultuar I pabanueshëm dhe më tej është ndjekur procedura që të gjithë të përfitojnë bonus qeraje?, thotë administratori i njësisë 6.

?Kam plotësuar formularin e strehimit, fotokopjen e tapisë së shtëpisë, kartën e identitetit, një certifikatë familjare që tregon sa pjesëtarë jetojnë në atë familje dhe është afishuar emri e po brenda ditës.?, Mira Rroko.

Familjes Rroko ju prishën në 30 sekonda 4 prona në pallatin pesëkatësh në Kombinat. Apartamentet e tyre ishin dëmtuar që me tërmetin e shtatorit, por shiriti i kuq ju vendos pas tërmetit të 26 nëntorit. Të detyruar ata do të jetojnë tanimë me qera.

?Vetë e siguruam, u bëmë 3 familje, meqënëse ishte tre katëshe u bëmë të gjithë bashkë. Më e rëndësishmja ishte certifika që vërtetonte sa persona për të marr bonusin maksimal që do të thotë 220 mijë lekë . Kështu do të funksionojë cdo muaj për 1 vit rresht. Ndërsa hyrja është 250 mijë lekë , pak më shtrenjtë sec kam bonusin?,thotë ajo.

?Ne kishim fatin që e gjetëm direkt se ishim ndër pallatet e para që u shpallën problematike , por tani po abuzohet me cmimin dhe njerëzit kanë ngelur në mëshirë të fatit?.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kombinat#TopChannel

Recommended