Ora News - Gjykata lë prapa hekurave 5 zyrtarët e arrestuar për grabitjen e tokave në Spille

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjykata e Kavajës la në burg 5 të akuzuarit për abuzimet me tokat në Spille të Kavajës. Për noterin Zhelegu u vendos masa ?arrest shtëpie?, ndërsa për kryebashkiakun e Rrogozhinës u mor vendimi për ?detyrim paraqitje?.

Përgjatë kësaj të premteje, Gjykata e Kavajës zhvilloi seancën në lidhje me të akuzuarit për abuzimet me tokat në Spille. Pesë nga të akuzuarit u lanë në burg. Për noterin Julian Zhelegu u vendos masa ?arrest shtëpie?, ndërsa 2 të tjerë u lanë me ?detyrim paraqitje?. Gjatë kësaj seance gjyqësore, i pandehuri Asim Arkaxhiu, ish-kryeregjistruesi i Kavajës, kërkoi zëvendësimin e gjykatësit Luan Lusha, i cili drejton edhe seancën, kërkesë e cila nuk u pranua.

Noteri Juljan Zhelgu, që njihet për miqësitë e tij me politikanët, gjithashtu nuk ishte i pranishëm në këtë seancë dhe gjyqtari Lushi u shpreh se kishte njoftuar policinë e Tiranës që ta shoqëronte. Të kontaktuar nga Ora News, përfaqësuesit e komisariatit nr 3 nuk pranuan ta komentonin këtë zhvillim. Nga ana tjetër, edhe biznesmeni Ilir Karkini, i cili u arratis para se të zhvillohej operacioni për arrestimet, nuk ishte i pranishëm në gjykatë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/gjykata-le-prapa-hekurave-5-zyrtaret-e-arrestuar-grabitjen-e-tokave-ne-spille

Recommended