Ora News - Korça, ndalesa e re e kryeprokurores Marku: Vini prapa hekurave grosistët

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas Elbasanit, Durrësit, Fierit e Vlorës ndalesa e radhës për analizën e punës nga ana e kryeprokurores Arta Marku ishte në Korçë. Edhe nga ky rreth, kreu i ri i akuzës u kërkoi vartësve hetime më të thelluara në luftën kundër drogës dhe korrupsionit.

Nga Korça ku mori pjesë në analizën vjetore, kryeprokurorja e përkoshme Arta Marku i ka drejtuar një tjetër apel vartësve të saj.

Ajo ka kërkuar hetime me të thelluara sidomos në trafikun e lëndëve narkotike, për të mos u kënaqur vetëm me arrestimin e shitësve të drogës, por të vihen para përgjegjësive penale grosistët, grupet që financojnë dhe organizojnë kultivimin e lëndëve narkotike.

Edhe një herë kreu i akuzës është ndalur te lufta kundër korrupsionit, duke kërkuar dhe mbështetur forma të reja bashkëpunimi me policinë gjyqësore, agjencitë e tjera në Korçë, si Shërbimi Informativ Shtetëror (SHISH), dhe tërheqja e qytetarëve në luftën kundër korrupsionit.

Marku ka kërkuar nga prokuroria e Korçës nxitjen e analizave të përbashkëta me organet tatimore dhe doganore për të identifikuar shkelje të ligjit në këto fusha nëse ka, pasi siç del nga raporti për vitin 2017 ka vetëm një kallëzim nga këto organe.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/korca-ndalesa-e-re-e-kryeprokuroers-arta-marku

Recommended