Ora News - Auditim 10 vjeçar për Universitetin e Tiranës? Nikolla: Patjetër!
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla e ftuar në "Tonight Ilva Tare" tha se nuk përjashtohet mundësia e një auditimi 10 vjeçar për administrimin e universitetit të Tiranës.

Pjesë nga intervista:

Tare: A do të bëhet auditim për administrimin e Universitetit të Tiranës për 10 vite?

Nikolla: Patjetër. Për çdo lloj shqetësimi ne jemi të gatshëm për të bërë auditimin.

Tare: A do të shtohen fondet e pa kushtëzuara për universitetet publike?

Nikolla: Po. Është një premtim i qeverisë shqiptare. Edhe në takimin e fundit të kryeministrit të Shqipëri, u premtua rritja e grandeve jo vetëm për pagat e pedagogëve por edhe për kërkimin shkencor.

Tare: A ka mundësi që universitetet të vetëmenaxhohen?

Nikolla: Pse jo! Nuk është e pamundur. Universitetet duhet të jenë aistente jo vetëm të qeverisë, të bëjnë atë që duhet të bëjnë, të dalin në treg përmes projekteve konkurruese.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/auditim-10-vjecar-universitetin-e-tiranes-nikolla-patjeter
Recommended