Bum emigracioni, INSTAT:Gjatë 2017-ës kanë emigruar rreth 40 mijë shtetas

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjatë vitit 2017 kanë emigruar 40 mijë shqiptarë ose 15 mijë më shumë sesa një vit më parë, çka tregon një trend rritës të emigracionit. Të dhënat e dala nga INSTAT sipas ekspertëve kanë pasoja të forta negative në tregun e punës por edhe në skemën e pensioneve.

Eksperti, Kosta Bajraba, në rubrikën "Para e Pasuri" të gazetares Aurora Sulçe, shpjegon se qeveritë duhet të krijojnë politika të duhura për parandalimin e këtij fenomeni.

Bajraba: Shqipëria vazhdon të prodhojë flukse dhe të gjitha qeveritë e kanë për detyrë që të krijojnë kushte dhe mundësi që qytetarët të punojnë në vendin e tyre. Por ndikimi i emigrimit në dinamikën e popullësisë vjen duke u dekurajuar.

Sipas të dhënave të INSTAT, rezulton se në 6 vite janë kthyer 191 mijë shqiptarë dhe kanë arritur të emigrojnë 317 mijë të tjerë. Arsyet ekonomike janë ato që i detyrojnë shqiptarët të emigrojnë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/pakesohet-shqiperia

Recommended