Ora News - "Njeriu dhe demokracia", promovohet libri i Don Mikel Sopit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Famullitari i Kishës Katolike Don Mikel Sopi ka promovuar librin ? Njeriu dhe Demokracia?. Libri është një ndërthurje e dokumenteve zyrtare të Kishës Katolike me tema si ekonomia, politika, historia e filozofia. Për studiuesit kjo vepër përbën një risi për letërsinë shqiptare.

Një ndërthurje e dokumenteve të Kishës Katolike me filozofinë, historinë por edhe debatin për ligjin dhe shtetin e së drejtës është libri ?Njeriu dhe Demokracia?.

Autori, famullitar i Kishës Katolike të Kosovës Don Mikel Sopi, promovoi të premten në kryeqytet vepren ku ndau eksperiencën e tij me studiues e dashamires së librit. Thotë se argumentet e përdoruara janë të drejta por shprehet skeptik se sa do të mund t`i pranojnë ato qytetarët.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/njeriu-dhe-demokracia-promovohet-libri-i-don-mikel-sopit

Recommended