"Ju flet Moska": Coca - cola freskon buxhetin e shtetit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kastrito Myftaraj në emisionin e tij "Ju flet Moska" ka trajtuar sot abuzimet që bëhen me kompaninë që prodhon coca colën në Shqipëri. Myftaraj thekson se kjo nuk lidhet me kompaninë coca cola që ndodhet në SHBA.

Myftaraj: Sot do të flas për një kompani të huaj me emër shumë të madh në botë. Por dua të sqaroj se ajo që ndodh këtu nuk ka të bëjë me reputacionin e kësaj kompanie shumë të madhe, e kam fjalën për coca colën. Është shembulli tipik sesi në kushtet e globalizimit emri i kompanive të mëdha keqpërdoret në shtete të vogla si Shqipëria, nga njerëz që marrin në dorë të drejtën për të përfaqësur emrin e saj dhe pastaj u krijojmë koorporatave në botë atë emër të keqe që u ka vënë propaganda radikale majtiste.

Kompania coca-cola ka ardhur në Shqipëri në vitin 1993 me atë mënyrën tipike që si të thuash e pëlqen shumë propaganda anti koorporatiste për ta vënë në dukje sesi shfrytëzohen popujt. E theksoj se nuk ka lidhje emri i coca colës së madhe që është në SHBA. Është një kompani globale që 90% të famës së keqe ia sjellin ata përfaqëuesit lokalë. Në rastin konkret është një kompani italiane me qendër në Bolonja në bashkëpunim me një kompani tjetër që përfaqësin coca colën në Shqipëri.

Shteti shqiptar i krijoi kushtet, i dha mundësi të bënte biznes në mënyrë të privilegjuar duke i dhënë 48 mijë metra katërore tokë me koncesion për 99 vjet ku të ngrinte impiantin e prodhimit, fabrikën në Shqipëri.

Shpresoj se këto marrëveshje nuk bëheshin në mënyrë të drejtpërdrejtë me coca colën por bëheshin me një kompani italiane, e cila kishte marrë përsipër të bënte prodhimin e coca colës në Shqipëri.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ju-flet-moska-coca-cola-frikeson-buxhetin-e-shtetit

Recommended