"Ju flet Moska": Alizoti i Alizotit, emërtuesit të tepsisë së shtetit

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Kryesia e re e PD mendohet të jetë forumi që do të marrë vendime të rëndësishme në këtë periudhë delikate për partinë. Janë zgjedhjet lokale që do të kenë edhe një rëndësi të madhe për rezultatin e zgjedhje të ardhshme parlamentare.

Ka shumë rëndësi kush janë anëtarët e kryesisë së PD.

Ajo që më bën përshtypje është sepse PD vazhdon me këtë traditën e keqe, që ka rezultuar e pasuksesshme që afrohen njerëz që nuk kanë asnjë vlerë përveç mbiemrit që mbajnë.

Një shembull i tillë është Tomor Alizoti.

Alizoti një person që në moshën 42 vjeç shfaqet befasisht në parti. Nëpër ekrane del i sponsorizuar nga ky rrjet i bejlerëve që duan të marrin nën kontroll partinë.

Me mbiemrin Alizoti, të përdorur si kapital kërkon të bëjë karrierë në PD

Fejzi Alizoti, i pari i rëndësishëm i këtij mbiemri. Fejzi Alizoti ka qenë një nga njerëzit më të prapshtë në politikën shqiptare, i cili nëse nuk do ta kishin pushkatuar komunistët do kishte hyrë në histori si politikan i prapshtë.

Fejzi Alizoti kur u bë traktati i fshehtë i Londrës, në 1915 nxiti që të coptohej Shqipëria në dobi të fqinjëve.

Fejzi Alizoti është krijuesi i termit tepsi që përdoret nga Rama.

Këta njerëz nuk i duhen opozitës.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-alizoti-i-alizotit-emertuesit-te-tepsise-se-shtetit

Recommended