"Ju flet Moska": Plani për Shqipërinë rezervat të refugjatëve islamikë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Edhe sot në rubrikën e tij "Ju flet Moska", Kastriot Myftaraj ka folur për planin e Shqipërisë për të strehuar refugjatët islamike.

Kastriot Myftaraj: Ne shqiptarët u përkasim popujve me një zhvillim të kufizuar mendor. E kam fjalën për nga pikëpamja e mendimit dhe jo nga pikëpamja psikiatrike sic mund ta mendojë ndonjë bashkëkombas me zhvillim të ulët mendor.

Ka një proverb që e shoqëron një fabul që e shpreh shumë qartë këtë. Është fjala e urtë "bëj o zot ëndërr". Është historia e gomarit, i cili kur po e shqyente ujku tha: Bëj o zot ëndërr për skenën që po ndodhte. Është një histori domethënëse për popujt të cilët reagojnë dhe bëhen të vetëdijshëm për një rrezik të madh vetëm atëhere kur ai ndodh, jo kur shfaqen shenjat e tij, por kur realizohet.

Kështu ndodhi me firmat piramidale. Kështu duket se do të ndodhë dhe me një histori tjetër, shenjat e së cilës, apo më saktë ajo që do të ndodhë u paralajmërua nga kryeministri Rama në Vienë.

Zoti Rama bashkë me kancelarin Kurz folën për hapjen e një shtegu të ri të hyrjes së refugjatëve, nëpërmjet Greqisë, Shqipërisë, Malit të ZI dhe më pas për të vijuar në Europë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-plani-shqiperine-rezervat-te-refugjateve-islamike

Recommended