"Ju flet Moska": Paragrafi i fundit i nenit 230 të kodit penal dhe "Astiri"

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Protesta e sotme e banorëve të "Astirit" para Kuvendit dhe dhuna gjatë saj ishin në fokus të analizës së emisionit të sotëm "Ju flet Moska" nga Kastriot Myftaraj.

Myfaraj: Sot në Tiranë ka qenë një ditë e dhunës qytetare dhe politike. Qytetare, sepse kur dhuna është mes civilëve dhe policisë bëhet fjalë për një dhunë civile qytetare. Kur përzihet politika pastaj është fjala për dhunë politike. Politikën e pamë të përzier jo pak në këtë ngjarje me deklarata të kryeministrit sfiduese ndaj protestuesve. Se çfarë pune ka kryeministri të ngatërrohet më një histori të tillë.

Zyrtarët e lartë shtetërorë ndërhyjnë vetëm në raste kur ësstë e përgjithshme protesta, në mbarë vendin, siç është në Francë për karburantin. E njëjta gjë është dhe për opozitën.Opozita nuk ndërhyn për një ngjarje të veçantë, por për procesin në terësi të shpronësimeve.

Por opozita ka marrë rolin e udhëheqësit të protestave këtu. Në mos organizatorit, në rolin e menaxhuesit të protestave. Por gjërat janë më keq sepse dy palët kujdesen të bëjnë ligje që do ti përdorin në raste të tilla, duke menduar si do ti përdorin këto ligje kur të jetë në pushtet pala tjetër kundër saj. Në 2012, parlamenti zgjeroi dhe ndryshoi shumë nenin për veprat terroriste në kodin penal. U bë me kërkesë të ndërkombëtarëve. Në atë kohë duhej dhe vota e opozitës që ishte PS.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ju-flet-moska-paragrafi-i-fundit-i-nenit-230-te-kodit-penal-dhe-astiri

Recommended