Ora News - Hetimet për rrugën Tiranë- Elbasan, Haxhinasto: Jam gati të verifikohem por....
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ish ministri i Transportit Edmond Haxhinasto deklaron se nuk e shqetësojën as hetimet dhe as verifikimet lidhur me dosjen e hetimit për ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan.

Në një prononcim për median Haxhinasto u shpreh se e gjithë veprimtaria e tij është mbështetur në dokumente dhe se është i gatshëm të bashkëpunojë por nëse do më godasin politikisht, do të përgjigjet politikisht

Edmond Haxhinasto: "Gjithkush është i lirë të verifikojë. Gjithë veprimtaria ime është bërë mbi bazën e dokumenteve që janë atje. Të verifikohen. Unë jam i gatshëm. Por dua të them se koha e drejtësisë popullore kur ngriheshin thashethemnaja dhe njerëzit goditeshin qoftë moralisht dhe fizikisht ka përfunduar bashkë me sistemin e kaluar. Unë jam këtu, do jem këtu. Nëse do të degjenerojë në goditje politike unë do i pëgjigjem politikisht shumë herë.

I pyetur lidhur me praninë e tij në seancën gjyqësore për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj Dashamir Xhikës, Haxhinasto u përgjigj: Besoj se çdo qytetar i lirë është i lirë të shkojë të ndjekë një cështje gjyqësore. Ka ndonjë problem mendoni ju?

Po hetohen dhe zyrtare te tjere

Më 5 shkurt 2018, një ditë pas caktimit të masës arrest me burg ndaj tre ish-zyrtarëve të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka tërhequr nga Elbasani dosjen ndaj 11 të pandehurve për abuzime me tenderin e aksit Elbasan-Gjinar. Dosja e ardhur nga Elbasani do të hetohet tek Krimet e Rënda në një procedim të vetëm në çështjen penale të hapur në 19 dhjetor të vitit të kaluar pas kallëzimit të bërë nga ministria e Infrastrukturës.

Marrja në dorë e çështjes nga Krimet e Rënda mendohet se ka ndodhur për shkak se veç zyrtarëve të arrestuar deri tani prokurorët po bëjnë verifikime edhe për zyrtarë të tjerë që kanë qenë eprorë të tyre. Hetimi i zyrtarëve që kanë punuar në nivel drejtues ministrie është kompetencë e Krimeve të Rëndë.

Kjo e fundit mësohet se është duke verifikuar rolin që ka patur ministria e Transporteve në abuzimet dhe shkeljet që janë kryer nga dy ish-drejtorët Dashamir Xhika dhe Andi Toma dhe ish vartësve të tyre tashmë të arrestuar.

Për më shumë lexoni në:


http://www.oranews.tv/article/hetimet-rrugen-tirane-elbasan-haxhinasto-jam-gati-te-verifikohem-por
Recommended